Propozim i rrallë për martesë (FOTO)

Ka mënyra të shumta propozimi për martesë, por nuk kishim parë ndonjëherë një propozim si ai i sulmuesit të Teramos, Gianluca Lapadula, i cili ka shkëlqyer këtë sezon, duke ndihmuar skuadrën e tij të ngjitet në Serinë B italiane.

Në ndeshjen e së dielës, kundër Ascolit, pragndeshja ka qenë e veçantë, sepse para 9000 tifozëve, Lapadula është ulur në gjunjë dhe i ka kërkuar të martohet shoqes së tij të jetës, Alessia, me të cilën bashkëjeton prej kohësh dhe ka edhe dy fëmijë, transmeton sportal.al.

lapadula-teramo