Pronari i ri i Chelseat synon t’i blindojë lojtarët e rinj me kontrata shtatë vjeçare, njëjtë si në sportet amerikane

Pronari i Chelseat, Todd Boehly, po zbaton një politikë të kontratës të stilit amerikan për lojtarët nën 25 vjeç të klubit, duke i blinduar ata në marrëveshje për deri në shtatë vjet.

Në një lëvizje që është e zakonshme në sportet amerikane, pronarët e rinj të Bluve dëshirojnë të sigurohen se talentët që i kanë në skuadër, t’i kenë edhe në të ardhmen, kur arrijnë në pikun e karrierës.

Në përgjithësi në futbollin anglez, klubet kërkojnë të sigurojnë talentin e ri me kontrata deri në pesë vjet.

Por, Sportsmail ka mësuar se regjimi i ri i Chelseat po eksploron ofrimin e kontratave të të rinjve deri në shtatë vjet – një skenar që është kryesisht i pazakontë në futbollin anglez.

Tashmë ka pasur dëshmi të ndryshimit të politikës këtë verë. Marc Cucurella që është 24-vjeçar nënshkroi një kontratë gjashtëvjeçare duke u bashkuar nga Brighton, ashtu si 18-vjeçari Carney Chukwuemeka kur erdhi nga Aston Villa.

Ecja përpara Boehly gjithashtu dëshiron të lidhë lojtarët e rinj ekzistues të klubit me kontrata më të gjata se zakonisht.

Lojtarët që dolën nga akademia e tyre si, Mason Mount, Reece James dhe Armando Broja janë ndër lojtarët që Chelsea dëshiron t’u ofrojë kontrata afatgjate.

Dhe treshes mund të presin që t’i ofrohen marrëveshje të përmirësuara prej gjashtë vjetësh me një opsion prej 12 muajsh të tjerë.

Mbetet për t’u parë nëse treshja e lartpërmendur do të konsideronte angazhimin në Chelsea për atë periudhë kohore – veçanërisht Mount dhe James të cilët konsiderohen gjerësisht si dy nga lojtarët e rinj më të kompletuar në Evropë dhe po tërheqin interes nga i gjithë kontinenti.

Megjithatë, lëvizja për të çimentuar lojtarët më të mirë të Chelseat në marrëveshje jashtëzakonisht të gjata është tregues i dëshirës së pronarëve të rinj për të siguruar të ardhmen e anëtarëve kryesorë të skuadrës, duke ruajtur gjithashtu vlerat e tyre të ardhshme të transferimit në rast të interesimit nga klubet e tjera.

Chelsea gjithashtu shpreson të blindojë edhe portierin Edouard Mendy në një kontratë të re me bisedimet që janë duke u zhvilluar.

Sportsmail raportoi javën e kaluar se kishte një distancë të konsiderueshme midis dy palëve, por negociatat për një marrëveshje që mund të zgjasë të paktën deri në vitin 2027 kanë vazhduar dhe tani po përparojnë në drejtimin e duhur.

Boehly zotëron gjithashtu ekipin e bejsbollit LA Dodgers në Amerikë, ku shpërndahen marrëveshje të gjata

Chelsea po diskuton gjithashtu për të ardhmen e N’Golo Kantes, me mesfushorin në vitin e fundit të kontratës së tij.

Hierarkia e Chelseat nuk ka asnjë dyshim për aftësinë dhe rëndësinë e Kantes, të cilën ai e shfaqi edhe në barazimin 2-2 të së dielës kundër Tottenhamit.

Por ata janë gjithashtu të kujdesshëm që Kante, aktualisht me 3000,000 euro në javë, është përballur me vështirësi në rritje me lëndime në sezonet e fundit, duke i lënë ata me një dilemë dhe të pasigurt ndërsa mendojnë nëse do të rinovojnë kontratën e tij.

Futbollist dhe njeri i madh, Zaha dhuron 10 për qind të pagës së tij për bamirësi

Asensio nuk është në planet e Realit, klubi urdhëron Ancelottin për mos ta aktivizuar