Pronari i Rapidit e konfirmon interesimin për Albion Rrahmanin

Albion Rrahmani është më gati se kurrë që të largohet nga Ballkani, për të vazhduar karrierën e tij në Europë. Sulmuesi 22 vjeçar i cili mahniti me paraqitjet e tij në dy vitet e fundit pritet të transferohet në kampionatin rumun tek skuadra e Rapid Bukureshtit.

Një nga aksionarët e klubit të Rapid Bukureshtit, Victor Angelescu ka konfirmuar se skuadra e tij është shumë e interesuar për sulmuesin e Ballkanit, Albion Rrahmani.

“Po, mund të konfirmoj që skuadra jonë është shumë e interesuar për futbollistin”, tha Victor Angelescu, aksioni i Rapid Bukureshtit eksluzivisht për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë se Albion Rrahmani sonte do të luajë për ekipin e Ballkanit ndaj Larne FC në ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të Conference League. Kjo me shumë gjasë pritet të jetë ndeshja e tij e fundit me klubin kosovar, para se të transferohet në Rumani.

Nga Gjilani te Suhareka, marrëveshja shumë afër finalizimit mes palëve

Kosova – Danimarka, bileta e fundit drejt kualifikimeve për Eurobasket 2025