Prokuroria turke kërkon 10 vjet burg për presidentin e Flamurtarit

Një lajm tronditës është duke qarkulluar në mediat turke.

Bëhet fjalë për administratorin e skuadrës së Flamurtarit të Vlorës, nga Superliga shqiptare, Sinan Idrizi.

Sipas medias turke “karsmanset.com”, Idrizi, i cili është partner i kompanisë “Air Albania”, dyshohet se mashtro biznesmenin Adnan Polat, i cili në të kaluarën ka qenë edhe ish-president i Galatasarait.

Gjithmonë duke iu referuar burimit të lartëpërmendur, raportohet se në aktakuzën e përgatitur nga prokuroria, ndaj administratorit të skuadrës vlonjate, u kërkua dënim deri në 10 vjet burg për “mashtrim të kualifikuar”.