Prokuroria hap hetim për Josep Maria Bartomeun, rrezikon dënim të madh

Prokuroria ka hapur një hetim këtë të premte për menaxhimin e Josep Maria Bartomeu dhe Bordin e tij drejtues tek Barcelona.

Ky hetim ndodh pas ankesës së vetë klubit pas auditimit të hapur nga Joan Laporta mbi drejtuesit në fjalë dhe që do të prezantohet të martën e ardhshme në media, transmetonGazetaBlic Sport.

Zyra e Prokurorit tani ka gjashtë muaj kohë për të mbledhur dokumentacionin dhe dëshmitë e nevojshme për të vendosur nëse ky veprim përbën një krim.

Sipas hetimeve, dyshohet se ka parregullsi në veprime të ndryshme në Espai Barça. Po hetohet edhe një komision prej 10 milionë eurosh për nënshkrimin e Malcom.

Bartomeu është shprehur tashmë ditët e fundit se është shumë i qetë për këtë veprim dhe ka deklaruar se nuk ka të bëjë asgjë me të.

Presidentja Osmani dorëzon flamurin për ekipin olimpik

Nuk ka ende asnjë akord, Muriqi kthehet në stërvitje me Lazion