Profesori i kriminalistikës bën deklaratën shokuese: Lucas Hernandez do të përfundojë në burg

Çështja e Lucas Hernandezit vazhdon të jetë një temë e nxehtë jo vetëm te skuadra e Bayernit, por edhe në Spanjë. Fakti që lojtari mund të shkojë në burg për gjashtë muaj ka bërë që interesi i mediave të jetë i madh.

Kujtojmë se pas sherrit me gruan e tij në kohën kur lojtari aktual i Bayernit ishte pjesë e Atleticos, Gjykata e Madridit e detyroi të bënte punë sociale të cilat lojtari nuk i kreu.

Ndërkohë, disa vite më pas, Gjykata e Madridit lëshoi një urdhër ku thuhet se lojtari ka vetëm pak ditë kohë për t’u paraqitur me vullnetin e tij në dyert e burgut.

Bayern Munich's Lucas Hernandez prefers playing centrally - Bavarian  Football Works

Sipas Emilio Kortes, një profesor i ligjit të kriminalistikës, lojtari nuk mund t’i shpëtojë burgut. “Dënimi i Lucasit është pa kthim. Ky vendim është marrë tani dhe është i formës së prerë. Ai me shumë mundësi do të shkojë pas hekurave dhe të gjithë duhet të mësohemi me këtë fakt”.

“Ai (Hernandez) nuk mund t’i shpëtojë ligjit që është njëlloj për të gjithë, edhe pse ndryshe nga pjesa më e madhe e njerëzve është një njeri publik”, tha profesor Kortes

Kukësi këkroi 500 mijë euro dëmshpërblim për Ethemin, humb në gjyqin e FIFA-s

Barcleona sytë kah Chelsea, kërkon dy mbrojtës të saj