Drenica ka arritur një fitore të rëndësishme për të vazhduar akoma të blindoj pozitën e parë në Ligën e Parë të Grupit A.
Sot në Bajram Aliu, ‘Shqiponjat e Zeza’ fituan me debakël ndaj Rilindjes së Faruk Statovcit, shkruan Gazeta OLLE.
Vendasit arritën fitore 4-1, e cila i siguron kuqezinjve të vazhdojnë kryesimin e tabelës, madje me gjashtë pikë më shumë se Trepça e cila gjindet në vendin e dytë.