Problemet financiare, ja si Bayerni duhet t’i shpëtojë falimentimit

Bayerni nuk është në telashe financiare, ka një dallim masiv mes të prishurit total dhe shmangies së falimentimit me çdo kusht. Klubi thjesht nuk është në gjendje të paguajë si më parë.

Largimet falas dhe pagesa e tepërt e lojtarëve ose transfertave është bërë po aq problematike sa edhe COVID-i duke e çuar klubin afër falimentit edhe pse shumë pak është thënë për këtë.

Është thënë shumë herë që të paguash 42 milionë për Upamecanon ishte e panevojshme. Negociatat e vona kanë bërë që lojtarët të largohen pa pagesë. Lojtarët me paga të tepërta si Sar, Nybel, Arp, Roka, Costa, Coutinho kanë dëmtuar stabilitetin financiar. Klubi po paguan lojtarë që janë krejtësisht të padobishëm për suksesin e klubit. Dhe nëse paguan lojtarë që as nuk luajnë apo nuk përshtaten është e vështirë për të nisur një projekt të suksesshëm.

Kjo ka bërë që klubi të përfundojë në merkato të vakët dhe me lojtarë që kushtojnë pak ose vijnë nga fundi i kontratës së tyre. Rasti i fundit është ai i Ginterit, i cili mund t’i bashkohet Bayernit në përfundim të sezonit. Disa argumente për këtë gjendje të klubit janë dhe transferimet e Hernandesit. Ky i fundit ka dëmtuar pagat, dhe pavarësisht se sa i mirë është Lukas, tarifa 80 milionë € + 15 milionë € në 5 vjet kontratë me një zgjatje të mundshme në të ardhmen do të kushtonte mbi 150 milionë €, për një lojtar që ka qenë këtu për 3 vite dhe ky është sezoni i tij i parë si titullar.

“Brazzo” është aq fajtor sa bordi. Një gabim çon në disa probleme dhe pasojat mund të jenë fatale deri në të parikuperueshme. Mënyra se si klubi trajtoi Sulen ishte amatore, dhe hezitimi për të rinovuar me Lewandowskin nuk është vetëm për shkak të paaftësisë së “Brazzos”, por edhe për shkak të hezitimit dhe neglizhencës së Oliver Kahn, i cili është ende i ri në zanatin e tij si CEO. Ndërkohë, është ende e paqartë se çfarë po bën Hainer, deri tani gjithçka që është thënë në media ka qenë projekti që ai ka me klubin gjerman që po humbet çdo shkëlqim të mundshëm edhe pse në fushë rezultatet nuk kanë ndryshuar. Por Bayerni nuk është më prej kohësh klubi që ka qenë dhe kjo për arsyet që të gjithë i dimë./PS/

 

Batatina: Qetë qetë koha fol vetë

Pritjet e Haxhos ndihmuan Prishtinën të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës – Haxho zbulon synimin kryesor të skuadrës kampione