Probleme te Bayern Munich

Pep Guardiola kërkon gjithmonë maksimumin nga futbollistët e tij madje edhe në stërvitjet e para në prag të sezonit të ri. Mediatgjermane bëjnë me dije se në seancën e fundit stërvitore të Bayernit ka patur një konflikt mes sulmuesit Thomas Mullerdhe teknikut spanjoll.

Në stërvitjen e djeshme, Bayerni e zhvilloi pa praninë e kamerave është regjistruar një debat i ashpër mes Guardiolës dheMuller. Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane konfilkti mes të dyve ka ndodhur për faktin se trajneri spanjoll i ka kërkuar llogari sulmuesit gjerman për një ushtrim taktik të cilin Muller nuk po e zhvillonte si duhet.

Pas këtij incidenti mes të dyve ish tekniku Barcës ndërpreu përkohësisht seancën stërvitore. Megjithatë më pas sulmuesi dhe trajneri u sqaruan mes tyre dhe Muller i kërkoi falje Guardiolës.