Prizrenit 16 i takon vendin i tretë

Prizreni 16 ka mundur Teutën e Durrësit me rezultat 89:106 (21:16, 22:30, 17:28, 29:32), për të zënë vendin e tretë në Ligën Unike.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por më pas durrësakët ishin më të mirë, duke pasur epërsi deri në tetë pikë, 21:13, ndërsa çereku i parë përfundon 21:16. Prizrenasit u kundërpërgjigjën në periudhën e dytë, ku arritën të barazojnë shifrat dhe shkuan në pushim me shifrat 43:46.

Basketbollistët nga Prizreni ishin edhe më të mirë në periodën e tretë, për të thelluar epërsinë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 60:74. Dhjetë minutat e fundit ishin kryesisht të barabartë dhe Prizreni 16 fitoi 89:106.

Fatmir Gashi, kryetar i KB Peja i dorëzoi çmimin Fair Play, kapitenit të Teutës, Kristi Gorea. Gashi dhe Blerim Vuniqi, anëtar i Bordit
Drejtues të Ligës Unike kanë ndarë medaljet e bronztë për klubin e Prizrenit 16.

Nga ora 20:45 zhvillohet super finalja mes Golden Eagle Yllit që transmetohet në Art Motion, Kujtesa dhe Klan Kosova.
Orari

E enjte
Teuta-Prizreni 16 89:106
20:45 Golden Eagle Ylli-Peja

Fotografi e publikuar për herë të parë, tre legjenda shqiptare në grumbullimin e kombëtares në vitin 1946

Ardian Llumnica tregon problemin e madh që është te Prishtina