Prizreni siguron kalimin në Ligën e Dytë të Kosovës dy ndeshje pa u mbyllur kampionati

Goli në çastet e fundit të shënuar nga Bajram Azizi ia ka siguruar edhe zyrtarisht skuadrës së Prizrenit titullin kampion në Ligën e Tretë të Grupit A në rrafshin e Dukagjinit.

Fitorja e ditës së shtunë me rezultat prej 2:1 ndaj Opojës, ka qenë një triumf i madh për skuadrën e Prizrenit.

Kjo fitore ua ka siguruar titullin e parë të tyre dhe kalimin në Ligën e Dytë.

Golat për prizrenasit i kanë shënuar Redon Berisha dhe krejtësisht në fund të ndeshjes u realizua edhe goli vendimtar nga Bajram Azizi, për të siguruar titullin në Ligën Rajonale.

Festa natyrisht ishte e madhe pas fitores. /Gazeta Olle/