Prizreni është fitues në derbin lokal ndaj Bashkimit

Proton Cable Prizrenit ka fituar ndaj Bashkimit, të dielën mbrëma. Derbi prizrenas i takoi xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Prizreni fitoi 90:82.

Pesë minuta para fundit, Prizreni kishte epërsi prej dhjetë pikësh, 83:73. Por Bashkimi nuk u dorëzua dhe u afrua në 83:82, 35 sekonda para fundit. Më pas Mala doli në skenë dhe kontribuoi në fitore. Realizoi një gjuajtje të lirë për 84:82. Desi Sills më pas ishte i saktë në dy gjuajtje të lira për 86:82, para se Mala të realizonte katër pikët e fundit për fitoren 90:82.

Sills ishte më i miri te Prizreni me 28 pikë, pesë kërcime e pesë asistime. Mala i kishte 18 pikë, gjashtë kërcime e tri asistime. Ty Cockfield ndeshjen e përfundoi me 12 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime. Te Bashkimi u dallua Altin Morina me 13 pikë, 12 asistime e gjashtë kërcime. Erik Copes i kishte 18 pikë, sa edhe Isiah Umipig. Prizreni tani i ka 15 pikë, sa edhe Bashkimi. Të dy skuadrat prizrenase kanë nga katër fitore e shtatë humbje.

Sylvinho për “Marca”: Çdo short do ishte grup ferri për Shqipërinë

Sorschag përfundon garimin në Kupën e Botës