Prizreni e Prishtina ia rrezikojnë karrierën talentit kosovar të Vlorës

Megjithëse jetojmë në shekullin e 21, burokracitë në institucionet tona nuk kanë të mbaruar. Këtë herë, viktimë e neglizhencës është mesfushori kosovar i Flamurtarit të Vlorës, Albin Hoxha, i cili po kërkon të pajiset me pasaportën e Kosovës, por autoritetet përgjegjëse në Prizren nuk e hedhin në sistem kërkesën e tij, duke qenë se kanë konflikt politik me ARC e Prishtinës, shkruajnë mediat e huaja.

Burime pranë lojtarit 27 vjeçar, i cili posedon pasaportë franceze janë shprehur të indinujar me këtë sjellje te autoriteteve. “Sigurisht, jemi shumë të revoltuar, pasi kemi plotësuar të gjithë dokumentat dhe dhe punonjësit e zyrës së aplikimit në Prizren na thonë të që duhet aprovimi i ARC-së në Prishtinë.

Kemi shkuar në Prishtinë, por edhe ata na kanë thënë se duhet të aprovimi i zyrës së Prizrenit”, u shprehen të afërmit e lojtarit, i cili është kandidat kryesor për të veshur fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Kujtojmë se Hoxhës i nevojitet pasaporta kosovare, duke qenë së në Shqipëri lejohen të aktivizohen vetëm 4 lojtarë të huaj,ndërsa futbollistët kosovarë konsiderohen si shqiptarë. Kjo e ka penalizuar aktivizimin e 27 vjeçarit. (Gazeta Olle)