Prizreni e mposht me lehtësi Istogun

Proton Cable Prizreni ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Istogun me rezultat 94:73 (23:19, 23:15, 22:22, 26:17), në javën e shtatë të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe në çerekun e parë ishin në epërsi nga fillimi, duke e fituar këtë pjesë 23:19, ndërsa edhe më të mirë ishin në periudhën e dytë, që e fituan 23:15, për të shkuar në pushim me rezultat 46:34.

Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën epërsinë në 19 pikë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 68:56. Në dhjetë minutat e fundit, epërsia vetëm sa u rrit dhe Proton Cable Prizren triumfoi 94:73.

Te vendasit u dalluan Urim Zenelaj me 22 pikë e 15 kërcime, Edmond Kryeziu me 12 pikë e 11 kërcime dhe Desi Sills me 20 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, kurse te mysafirët u dalluan Matthew Lang me 19 pikë e pesë kërcime dhe Tyres Prince me 15 pikë e 11 kërcime.

Proton Cable Prizreni ka dy fitore e pesë humbje, derisa Istogu një fitore e gjashtë humbje.

Newcastle United fiton derbin, ia shkakton humbjen e parë Arsenalit

Përfundon turneu “UEFA Development U15” në Tiranë, Kosova e mbyll me tre disfata