Prizreni është kualifikuar në finale të Superkupës, pasi ka mundur Pejën me shifrat 96-85.
Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 24 pikë e nëntë asistime dhe Urim Zenelaj me 20 pikë e shtatë kërcime, kurse te Peja u dalluan Dardan Berisha me 26 pikë dhe Henrik Sirko me 22.
Trepça ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 81-69, për t’u kualifikuar në finalen e Superkupës.
Te Trepça u dalluan Samir Zekiqi me 25 pikë e gjashtë kërcime, Taurus Cockfield me 12 pikë e 10 asistime, Andrew Gordon me 11 pikë e 10 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 12 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Brendon Radolph me 14 pikë e tetë kërcime dhe Erjon Kastrati me 15 pikë.
Finalja do të zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë