Prizreni 16 shënon fitore të thellë ndaj Yllit

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 107:80 (24:25, 27:19, 29:15, 27:21), në kuadër të javës së tretë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej dhe herë njëra e herë tjetra kalonte në epërsi, derisa çereku i parë përfundon 24:25.

Ylli e nisi periudhën e dytë më mirë, duke pasur epërsi prej shtatë pikësh, 25:32, por nga ky moment prizrenasit morën lojën në duar dhe nuk e lëshuan deri në fund. Ata shkrijnë epërsinë dhe e përmbyllin pjesën e parë në të mirë të tyre 51:44.

Basketbollistët nga Prizreni vazhduan me lojë të mirë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 78:57, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 80:59. 10 minutat e fundit ishin formalitet me prizrenasit që menaxhuan epërsinë dhe triumfuan në fund 107:80.

Te Prizreni 16 u dalluan Courtney Fells me 27 pikë, 12 kërcime e 5 asistime, Ty Nichols me 17 pikë, 5 kërcime e 8 asistime, Ivan Koljeviq me 15 pikë, 5 kërcime e 9 asistime dhe Arti Hajdari me 24 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 22 pikë, 5 kërcime e 8 asistime dhe Ardit Pepaj me 17 pikë e 6 kërcime.

Prizreni 16 ka dy fitore dhe një humbje, kurse Golden Eagle Ylli tri humbje.

Istogu reagon ashpër: Gjyqtari “heroi” i mysafirëve, i’a falë një penallti Trepçës ’89 (Video)

Rrini gati, ja kur fillon meçi në mes të Anthony Joshuas dhe Oleskandr Usyk