Prizreni 16 fiton Superkupën e Kosovës

Ka përfunduar takimi final i Superkupës së Kosovës mes Prizrenit 16 dhe Trepçës.

Prizrenasit kanë arritur të fitojnë për herë të parë këtë trofe, pasi kanë fituar ndeshjen finale.

Pas katër çerekëve, rezultati përfundimtar ishte 90:81 në të mirë të skuadrës prizrenase.

Më i miri në këtë takim ishte Arti Hajdari që shënoi 34 pikë dhe pati katër kërcime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Ivan Koljevic me 17 pikë si dhe Fells me 26 të tjera.

Tek ‘Minatorët’ më i dalluari ishte Ramon Cockfield me 23 pikë, derisa Drilon Hajrizi shënoi 21 të tjera. /Gazeta Olle/

Shqipëria dominon me raste, por pjesa e parë përfundon pa gola përballë Hungarisë

Kosovë – Greqi, publikohen formacionet zyrtare