Pritjes së gjatë të Ulpianës po i vie fundi, ja si po përgatitet fusha në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan

Kampionati në elitën e futbollit kosovar ka filluar javë më parë, mirëpo skuadra e Ulpianës e cila është pjesë e kësaj elite nuk ka mundur ta zhvilloj asnjë ndeshje në shtëpinë e tyre.

Mirëpo pritjes së gjatë po i vie fundi, gjatë ditës së djeshme ka arritë bari sintetik në Lipjan, kurse gjatë ditës së sotme, nga fusha është larguar i vjetri.

Që nga muaji i kaluar aty kanë filluar punimet për rregullimin e fushës. Punët janë në fazën finale dhe deri në fund të javës së ardhshme pritet edhe shtrimi i barit sintetik.

Përfaqësuesi i kompanisë’’NTP Bamirës’’ Arnbor Bajraktari, është shprehur për Ulpianapress se është i bindur që KF Ulpiana ndeshjen si vendas do t’a zhvilloj në “Sami Kelmendi” .

‘Punimet në stadium janë duke shkuar shumë mirë. Shpresoj që deri në ndeshjen me Drenicën, stadiumi do të jetë gati, ne do t’a bëjmë maksimumin në punën tonë, shpresoj që mos del gjatë rrugës ndonjë telashe’’, ka thënë Bajraktari.

Ulpiana ndeshjet si vendase është duke i zhvilluar në fushën e Ballkanit, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

No description available.

 

Berisha: Polonia nuk është vetëm Lewandowski, por mund t’i surprizojmë

Vjen edhe lajmi i shumëpritur nga klubet spanjolle