Pritjes i erdhi fundi, SUPERLIGA starton sot me tri super ndeshje

Pritjes i ka ardhur fundi pasi elita e futbollit kosovar rikthehet ditën e sotme në aksion.

Sot do të zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ky sezon i ri do të jetë me risi, pasi do të përdoret edhe sistemi VAR dhe në secilën ndeshje do të ketë nga nëntë zyrtarë.

Pas paraqitjes spektakolare në Evropë, Drita e nis edicionin 2021/22 me ndeshjen si vendas ku përballë do ta ketë Feronikelin.

Skuadra e Ardian Nuhiut llogaritet favorite në letër dhe synon ta nisë me fitore edicionin e ri, derisa mysafirët kërkojnë të befasojnë.

Llapi do t’i luaj ndeshjet si vendas në Merdare, ku në xhiron e parë do t’i bëjë konak skuadrës së rikthyer në elitë, Ulpianës.

Pritet një takim tejet interesant mes skuadrave bardhekaltër, edhe pse vendasit shihen si favoritë në letër.

Padyshim që ndeshja më interesante e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.

Drenica e Tahir Lushtakut do të pres Gjilanin që është përforcuar dukshëm në afatin kalimtar të verës.

Sa herë janë përballur këto dy skuadra kanë shfaqur futboll të bukur dhe njëjtë pritet të jetë edhe sot.

Të tri takimet që janë në program për tu zhvilluar sot, do të fillojnë nga ora 17:00. /Gazeta Olle/

Superliga e Kosovës – Java e parë

E shtunë 

17:00 Drita – Feronikeli

17:00 Llapi – Ulpiana

17:00 Drenica – Gjilani

Nuk lejohen të luajnë në Lipjan, Ulpiana vendos se ku do t’i zhvillojë ndeshjet si vendas

Ademi uron të gjithë për edicionin e ri të Superligës, nga klubet te futbollistët e gjyqtarët