Arijanet Muric vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Burnley apo do të largohet.
Portieri kosovar ishte një nga pikat më të forta të skuadrës angleze sezonin e kaluar që siguruan ngjitjen në Ligën Premier duke dalë kampion në Championshipin anglez.
Megjithatë Burnley bëri një goditje të madhe duke transferuar portierin e Anglisë U21, James Traford për 17 milionë euro.
Kjo ka bërë që e ardhmja e Aros të jetë në dyshim, por reprezentuesi kosovar ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj gjigantit portugez Benfica.
Burnley ka triumfuar me rezultat të pastër 2-0, derisa Muric ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me pritjet e tij, duke mbajtur portën e paprekur.
24-vjeçari bëri disa pritje fantastike, derisa paraqitja e tij është vlerësuar lartë nga tifozët e Burnleyt.
https://twitter.com/kosovo_49/status/1683957324380098561?s=20