Priti penalltinë dhe ndihmoi skuadrën në ndeshjen e rëndësishme për mbijetesë, Aro Muric vlerësohet me notë shumë të lartë

Willem II e ka zhvilluar sot ndeshjen shumë të rëndësishme në luftë për mbijetesë në Eredivisie. 

Skuadra e Aro Muric ka shënuar fitore me rezultat 4-1 si mysafire e Ado Den Haag, shkruan Gazeta Olle.

Teksa rezultati ishte 0-2 u akordua penallti për vendasit në minutën e 38-të.

Ishte reprezentuesi i Kosovën i cili për mrekulli priti penalltinë e goditur nga El Khayati, duke mos i dhënë mundësi kundërshtarëve të mendojnë për ndonjë rikthim në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, skuadra e Willem II ngritet në kuotën e 28 pikëve në pozitën e 15-të.

Skuadrës së Muricit i duhen pikët edhe në ndeshjen e fundit të këtij sezoni, pasi Emmen është vetëm një pikë larg tyre dhe një lëshim mund t’i kushtojë me barazh. /Gazeta Olle/