Pritet spektakël në Fadil Vokrri, rreth 10 mijë tifozë pritet të jenë prezent

Drita do të përballet me Plzenin në ndeshjen kthyese të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit kanë marrë një barazim të vlefshëm 0-0 në ndeshjen e parë në Çeki.

E për ndeshjen e kthimit të besuarit e Akis Vavalis synojnë të shkaktojnë befasinë e madhe për të eliminuar gjigantin çek.

Biletat kanë dalë në shitje të hënën në Gjilan derisa do të ketë në shitje edhe ditën e ndeshjes (e enjte) në Prishtinë.

Gazeta Olle mëson se deri më tani janë shitur rreth 10 mijë bileta për sfidën Drita – Plzen.

Shitja e biletave do të vazhdoj edhe nesër në qytetin e Gjilanit, por edhe në kryeqytet.

Besohet se stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i stërmbushur në përkrahje të Dritës për ta shkaktuar befasinë më të madhe të kësaj xhiroje. /Gazeta Olle/ 

Trajneri i Plzen flet para ndeshjes me Dritën: E respektojmë kundërshtarin, por nuk ia kemi frikën

Kosova U20 e pafuqishme ndaj Sllovenisë