Pritet ardhja e dy italianëve dhe një urugajan

Ditët në vijim pritet që në Prizren të ‘zbarkojnë’ futbollistë të huaj, që do të tetsohen më pas nga drejtuesit ‘bardhezi’.

Me inkuadrimin në Superligë, drejtuesit e Lirisë nuk kan rreshtur së kërkuari për mbushjen e hapësirave, përkatësishtë sjelljen e përforcimeve. ‘Krahas lojtarëve  vendorë jemi në konakt edhe me tre lojtarë të huaj. Derisa me vendorët kemi kryer shumicën e punëve dhe pritet formalizimi i marrëveshjeve, sytë i kemi kthyer kah tregu jashtë kufijve të Kosovës”, ka thënë Erxhan Dana, njëri nga anëtarët e Komisionit për angazhimin e futbollsitëve.

Potencial mbetet  edhe ‘tregu’ shqiptar, që po vëzhgohet me kujdes.

Ai, ka bërë të ditur, se përmes një bashkatdhetari (emër i njohur i futbollit), futbollistë ende aktiv me karrierë ndërkombëtare, në Prizren pritet të arrijnë tre lojtarë cilësor. ’Bëhet fjalë për dy italian dhe një uruguajan. Emrat e të cilëve smund t’i tregojmë sikurse emrin e atij që po luan rolin e menaxherit në këtë rast’.

Futbollistët pritet të arrijnë  deri në fundjavë, e më pas do të testohen, bëjnë të ditur zyrtarët prizrenas.

Ndërkoh, askush nga lojtarët kyq nuk ka parashtruar kërkesë për largim, pasiqë shumica e tyre kanë kontrata.

Ndërkaq, Bordi planifikon që nga e hëna të nisin përgatitjet për edicionin 2015/2016.