Ndarja në dysh e klubit të futsallit Prishtina ka bërë që futsallit kosovar t’i shtohet një derbi i nxehtë lokal.
Mirëpo, nuk ishte kështu në parket në sfidën e parë mes rivalëve të kryeqytetit në elitën e futsallit vendor, përcjellë Gazeta Olle.
Klubi që u inkuadrua në elitë, Prishtina 01, ka demoluar Mabetex Prishtinën.
Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet u dominua në të gjitha aspektet nga Prishtina 01, që në fund fitoi me rezultat të thellë 6:0.
Golat u realizuan nga Getart Hyseni (2), Eljesa Neziri (2), Oso Gjinovci (1) dhe Shefki Kamberi (1). /Gazeta Olle/