Skuadra e Prishtinës në basketboll në konkurrencën e fermave, e ka fituar turneun ‘Pavarësia 2015’ në basketboll (femrat), e cila është zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, për nder të 7-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Prishtina në finale ishte shumë më e mirë se rivalja e vjetër, Bashkimi nga Prizreni dhe e mposhti me rezultat 53:22.
Në këtë turne basketbollistja më e mirë e turneut është zgjedhur Gentiana Ismaili, e cila tregoi paraqitje të shkëlqyeshme.
Ekipet pjesëmarrëse ishin: Bashkimi, Trepça e Mitrovicës, Penza e Pejës, Drita e Gjilanit dhe Kastrioti i Ferizajt.
Organizatorët u shprehen të kënaqur me rrjedhën e turneut dhe sipas tyre, ka arritur efektin, pasi ishte numër i madh i ekipeve pjesëmarrëse.