Prishtinasi i referon Prishtinës

Në futbollin e Kosovës nuk lejohet që gjyqtarët t’u referojnë ekipeve nga qytetet të tyre përkatëse, përjashto në disa raste.

Në ndeshjen e nesërme, derbi të xhiros së 28-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës,  Kosova e Vushtrrisë – Prishtina, ndarjen e drejtësisë do ta bëjë gjyqtari nga Prishtina, Genc Nuza. Një gjë e tillë ka ndodhur me kërkesë të të dyja klubeve.

Nuza thotë për Gazetaolle.com se ndjehet i nderuar për një fakt të tillë. “Jam i nderuar për faktin se klubet kanë nisur që të kenë besim në gjyqtarë”, ka thënë Genc Nuza.

Ai konsiderohet një ndër ‘bilbilat’ më të drejtë në Kosovë. Një herë është shpallur edhe gjyqtari më i mirë në vendin tonë. Nuza vlerësohet për autoritetin të cilin e tregon në fushën e ‘gjelbër’.