Prishtina zyrtarizon Besart Berishën me fjalë të mëdha: Ëmbëlsira gjithmonë e fundit

Besart Berisha përfundimisht ka vendosur të luaj në futbollin kosovar.

Sulmuesi i famshëm shqiptar me një karrierë të bujshme, ka vendosur që t’i bashkohet kampionit në fuqi të Kosovës, Prishtinës.

Berisha ka një karrierë të pasur në futbollin gjerman, në Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni.

Prishtina e ka zyrtarizuar sulmuesin veteran, por që detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina.
Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë.

Mirë se vjen Besart Berisha.

/Gazeta Olle/

KBF Bashkimi konfirmon pjesëmarrjen në Ligën Unike

Shqipëria bën një tjetër përpjekje për ta ofruar Kasamin në Kombëtare