Prishtina zbulon çmimin e biletave për ndeshjen ndaj Bodo/Glimt

Prishtina ka mbetur skuadra e vetme kosovare në garat evropiane.

Kampionët e Kosovës luajnë ndaj skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, shkruan Gazeta Olle.

Përmes një postimi në Facebook, Prishtina ka bërë të ditur çmimet e biletave që do nisin të shiten në “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 17:00.

Biletat për jug dhe veri kushtojnë 3 euro, në lindje 5 euro, derisa në perëndim 10 euro.

Ndeshja e parë zhvillohet të enjten me 5 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjilani në bisedime të avancuara me futbollistin e njohur, pritet vetëm edhe firma

KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me KO te Portugalisë