Prishtina zbarkon në Antalya dhe fillon fazën përgatitore

FC Prishtina ka marrë rrugë për në qytetin bregdetar turk Antalia për të zhvilluar fazën përgatitore.

Klubi kryeqytetas do të qëndroj në Antalya për dy javë, ku do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Bardhekaltërtit do t’i zhvillojnë gjashtë ndeshje miqësore në Antalya.

Përballjen e parë Prishtina e ka kundër Siofokut të Hungarisë, përpara se të luajë ndaj ekipit Ceske Budojovice nga Çekia.

Ndeshjen e tretë Prishtina e luan kundër skuadrës bullgare, Krumovgrad, kurse të katërtën ndaj Michalovces së Sllovakisë.

Prishtina do të ketë ndeshje kontrolluese edhe ndaj FC Zhetysu nga Kazakistani derisa do të takohet edhe me Feronikelin 74 nga Liga e Parë e Kosovës. /Gazeta Olle/

Prishtina nuk njeh kundërshtar, e demolon Trepçën në Mitrovicë

Milani shmang humbjen në pjesën e dytë, barazon ndaj Lecces