Prishtina “vuan” nga barazimet me Gjilanin, historiku i përballjeve të fundit mes dy skuadrave

photo by: @Shpend Ahmeti

Prishtina takohet me Gjilanin nesër në javën e 29-të në “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

Në katër ndeshje rresht në dy kompeticionet dhe tre rresht kampionale dy ekipet luajtur baras pa shënuar gol. Prishtina ende shpreson në vendin e 4-të që e dërgon në Evropë, ndërsa Gjilani të ngritet sa më lart në tabelë.

Vendasit me gjilanasit këtë edicion janë takuar katër herë, tre në kampionat dhe një për Kupë. Prishtina fitoi takimin në “Fadil Vokrri” dhe tre herë luajtën baras në Gjilan, përveç se në Kupë bardhekaltërtit u kualifikuan tutje pas ekzekutimit të penalltive.

Dy skuadrat kanë 62 përballje pas luftës. Gjilani nuk din për fitore ndaj skuadrës bardhekaltër në 16 ndeshjet e fundit, nga viti 2020 prej kur Prishtina ka arritur 6 fitore dhe 10 barazime. Ndërsa në bilancin e përgjithshëm kryeqytetasit kanë 34 fitore, 23 barazime dhe 5 humbje me goldallim, +50, 93:43

FFK me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Xheladin Nushit

Pëson Peja, do të luajë për vendin e tretë