Prishtina Volley në elitë

Fitorja e pastër me rezultat 3:0 në sete e volejbollistëve të Prishtina Volley ndaj Vushtrrisë që u arrit sot në Pallatin e sportit “1Tetori” në kryeqytet, përfundimisht i sheh ‘bardhëkalterit’ në elitën e volejbollit të Kosovës vetëm pas një viti të veprimtarisë.

Ndeshja promovuese e titullit kaloi në frymë kremteje, të cilën e bënë madhështore të gjithë lojtarët dhe stafi.

Merita për këte sukses kanë trajneri Xhavit Kajtazi, kapiteni Skënder Lajçi, Adriatik Kajtazi, Valon Nikçi, Nardi Demaj, Bahri Gjinovci, Istref Elezaj, Jon Kajtazi, Dardan Husaj, Durim Rexhepi, Liridon Krasniqi, Alfred Zejnullahu, Haxhi Krasniqi dhe Petrit Hykaj.

Të gjitha ndeshjet Prishtina Volley i fitoi me rezultat maksimal 3:0.