Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri 2021/22 në Superligën e Kosovës në basketbolli.
Wendell Mitchell është basketbollisti i fundit që është transferuar nga Sigal Prishtina, e cila transferimin e konfirmoi në faqen zyrtare.
Postimi pa ndërhyrje
Wendell i lumtur të jetë pjesë e klubit më të trofeshëm shqiptar Sigal Prishtina
Sot në zyret e klubit në prani të presidentit Burim Maraj dhe drejtorit Edmond Azemi, basketbollisti Wendell Mitchell nënshkroi kontratën me klubin më të suksesshëm shqiptar Sigal Prishtina.
Ai u shpreh se është shumë i kënaqur me menaxhmentin dhe me pritjen që i është bërë në Prishtinë.
Wendell premtoj përkushtim dhe profesionalizëm në rrugëtimin e përbashkët drejt sukseseve.
/Gazeta Olle/