Prishtina vazhdon kontratën me Jetmir Zeqirin

KB Sigal Prishtina dhe Jetmir Zeqiri kanë vazhduar bashkëpunimin.

Përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare, klubi bëri të ditur se 25-vjeçari ka zgjatur kontratën edhe për 2 sezone.

Basketbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut te Prishtina u transferua në vitin e kaluar.

Zeqiri në sezonin e fundit në Superligën e Kosovës luajti me këto statistika: 11.1 pikë dhe 5.7 kërcime për ndeshje.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prishtinës:

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Jetmir Zeqirin, i cili u transferua në vitin 2021 për vazhdim kontrate edhe për 2 sezone . Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me ekipin kryeqytetas dhe me statistika 11.1 pikë dhe 5.7 kërcime në Superligën e Kosovës dhe me 9.3 pikë dhe 4.1 kërcime për ndeshje në BIBL Balkan League.

Pas paraqitjeve të mira dhe kontributit të madh si lojtar vendor, klubi ka vendosur ta mbajë Zeqirin edhe për dy sezone, për synime më të mëdha”.

Lewandowski humb mundësi të arta shënimi, por Barcelona fiton falë golave nga Dembele e Depay

Chelsea siguron portierin e talentuar amerikan