Prishtina fiton me rezultat të pastër ndaj Ulpianës, Ballkani me lehtësi mposht Feronikelin

Java e 25-të në BKT Superligën e Kosovës do të startojë sot me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.

Kampionati tanimë po bëhet interesant pas çdo ndeshje dhe kështu pritet të jetë edhe në kuadër të xhiros së 25-të.

Prishtina e cila mori fitoren e parë në pranverë duke mposhtur Feronikelin, e pret një përballje e vështirë këtë javë.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me Ulpianën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Kryeqytetasit kanë marrë katër pikë nga dy përballjet me lipjanasit këtë edicion, teksa në Gjilan dy ekipet duan të marrin pikë për t’i arritur objektivat.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet mes Ballkanit dhe Feronikelit.

Lideri aktual i kampionatit pas humbjes nga Malisheva pritet të rikthehet te fitoret përballë Niklit.

Të dyja takimet e ditës së sotme pritet të fillojnë nga ora 13:00.


PRISHTINA 2 – 0 ULPIANA 

Përfundon ndeshja.

58′ GOOOOOL: Gauthier Mankenda shënon, dyfishohet epërsia e Prishtinës pas vetëm pesë minutave.

53′ GOOOOOL: Shënon Qëndrim Zyba për të zhbllokuar rezultatin. 

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Mici, Pllana, Abazi, Boshnjaku, E.Krasniqi, Hoti, Mankenda, John, Kryeziu.

Ulpiana: Ajeti, Rapuca, Emini, Shkalla, Domagoj, Avdulli, Shala, Qerimi, Rezi, Iran, Selimi.


BALLKANI 6 – 0 FERONIKELI 

Përfundon ndeshja.

90+5′ GOOOOOL: Shënon Arbër Potoku, 6-0 për Ballkanin.

78′ GOOOOOOL: Arbër Potoku realizon golin e pestë të Ballkanit.

59′ GOOOOOOL:  Mevlan Zeka realizon pas asistimit nga Hoffman, 4-0 për Ballkanin.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

41′ GOOOOOOL: Blend Baftiu realizon me kokë, asiston Mevlan Zeka, 3-0 për Ballkanin

27′ GOOOOOOL: Shënon Meriton Korenica një super gol, asiston Armend Thaqi për golin e dytë të Ballkanit.

09′ GOOOOOOL: Armend Thaqi realizon për epërsinë e Ballkanit. Humbi penalltinë por shënon me kokë nga topi i kthyer.

Fillon ndeshja.

Kushtrim Gashi lëndohet në nxemje, në vend të tij starton Lindon Emerllahu.

Formacionet zytare:

Ballkani: Frashëri, Emerllahu, Ar.Thaqi, Dellova, As.Thaqi, Jashanica, Hoxha, Gripshi, Baftiu, Korenica, Zeka.

Feronikeli: pas pak…

/Gazeta Olle/

Gjesti fantastik nga Shakhtar Donetsk: Stadiumin e rikthejnë në qendër për refugjatë, në ndihmë i dalin edhe dy skuadra të mëdha

Rezultatet e pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Parë