Prishtina ua bënë ‘bajat’ bullgarëve, siguron çerekfinalen

Sigal Prishtina ka mposhtur me plotë meritë bullgarët e Rilski Sportist, në ndeshjen e grupit D të Ligës Ballkanike. Bardhekaltërt dhuruan spektatkël, duke triumfuar në fund me rezultat 84:71.

Bullgarët vetëm në çerekun e parë ishin të fortë, duke e mbyllur këtë periudhë 28:15 në favor të tyre. Euforia e tyre mbaroi në 10 minutat në vijim, ku Prishtina barazoi rezultatin, e më pas shkoi në pushim me gjashtë pikë dallim, 42:34.

Prishtina lojën e mirë e vazhdoi edhe në çerekun e tretë. E prirë nga Hulls, Azemi, Trajkovski, rezultati në fund ishte 69:52.

Periudha e katërt shërbeu më shumë për spektaklin e bardhekaltërve, që kënaqte Plisat. Dallohej Steve Hulls me treshet e tij.

Hulls u dallua me më së shumti pikë, 24, në mungesë të Dardan Berishës së lënduar.

Me këtë fitore Prishtina siguroi kualifikimin në çerekfinale të Ligës Ballkanike. (Gazeta Olle)