Prishtina U21 mposht Ballkanin dy herë brenda tre ditësh

Skuadra e Prishtinës U21 ka fituar edhe ndeshjet e dytë rresht me Ballkanin.  

Para tre ditësh fituan ndeshjen e mbetur, ndërsa sot e mposhtën Ballkanin në javën e rregullt të xhiros së18-të.

Golin e parë për Prishtinën e shënoi Destan Bytyqi në minutën e 44-të, por vetëm dy minuta iu deshën Sinan Kadirit për të barazuar gjithçka.

Golin e fitores në minutën e fundit e shënoi Arlind Dobroshevci pas asistimit nga Yll Murati.

Me këtë fitore bardhekaltrit kanë kapur formën dhe kanë përforcuar edhe më shumë pozitën e parë në klasifikim. /Gazeta Olle/

Nuk ka fitues në miqësoren mes Llapit dhe Flamurtarit

Drita publikon formacionin startues kundër Aarau