Prishtina U-15, kjo skuadër e rekordeve

Prishtina U-15 po thyen rekorde në futbollin e Kosovës.

Në gjashtë vitet e fundit, kjo skuadër ka arritur që t’i fitojë plot nëntë trofe. Pesë herë janë shpallur kampion të Kosovës, dy herë fitues të Kupës së Kosovës dhe dy herë kampion regjional.

Futbollistët e rinj të Prishtinës, drejtohen nga trajneri Gazmend Haliti, i cili gjithashtu është edhe përzgjedhës në Përfaqësuesen e Kosovës (grupmosha të reja).

Haliti i komenton këto suksese në një prononcim për Gazetaolle.com. “Rezultatet janë pasqyrë e një pune profesionale në vazhdimësi gjatë këtyre viteve dhe zingjirore te Prishtina. Futbollistët janë të motivuar që të arrijnë fitore në çdo ndeshjes, pasi që Prishtina duhet të korrë suksese dhe të arrijë trofe si me ekipin e seniorëve, ashtu edhe me grupmoshat e reja. Edhe sivjet nuk munguan rezultatet, pasi që u shpallëm kampion regjional edhe me U-13 dhe U-17 si dhe kampion të Kosovës dhe fitues të Kupës së Kosovës, me ekipin e femrave”, ka deklaruar Gazmend Haliti.