Prishtina triumfon në finalen e Superkupës së Kosovës, mposht me rezultat të thellë Trepçën

KB Prishtina ka triumfuar në finale të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Kryeqytetasit kanë mposhtur KB Trepçën me rezultat të thellë 73-54, shkruan Gazeta Olle.

Prishtina ishte dominuese gjatë tërë ndeshjes, duke krijuar epërsi solide që nga çereku i parë.

Bardhekaltrit kishin mposhtur Yllin në gjysmëfinale, para se të fitojnë ndaj mitrovicasve në finalen e madhe.

Në pjesën e parë të takimit atmosfera ishte e zjarrtë nga dy tifozëritë, “Plisat” dhe “Torcidat”.

Por, pasi situata eskaloi në fund të çerekut të dytë, nga palestra u larguan të dy tifozeritë. /Gazeta Olle/

 

Fansat e Francës dhe Marokut shkaktojnë probleme në Shamps-Elysees, 74 të arrestuar

FBK dënon ashpër dhunën dhe huliganizmin në basketboll