Prishtina – Trepça ’89, pesë trajnerë në tri barazime

Barazimi i sotëm mes Prishtinës dhe Trepçës ’89, nuk ishte i pari këtë edicion. Madje, të tria përballjet mes këtyre skuadrave përfunduan pa fitues.

Krahas kësaj, në tri sfidat mes tyre, në bankinë ishin pesë trajnerë. Vetëm Bylbyl Sokoli ishte në dy përballjet.

Kështu, në takimin e parë të stinorit vjeshtor, Prishtina e Trepça ’89 luajtën 0:0. Bylbyl Sokoli ishte tek prishtinasit, kurse Rafet Prekazi tek mitrovicasit.

Përballja e dytë u luajt po ashtu në vjeshtë, por në “Riza Lushta”. Këtë herë, Fahredin Duraku sfidoi Bylbyl Sokoli, në takimin që u mbyll 2:2.

Ndeshja e sotme pati trajnerë të tjerë, Ramiz Krasniqi te Prishtina e Afrim Tovërlani te Trepça ’89. (Gazeta Olle)