Prishtina tregon fytyrën e kampionit, fiton me lehtësi ndaj Connah’s Quay Nomads

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Connah’s Quay Nomads në “Fadil Vokrri”.

Kryeqytetasit fituan me rezultat 4-1, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, shkruan Gazeta Olle.

Ishte minuta e 40-të, kur Leotrim Bekteshi realizoi me kokë duke ia sjellur epërsinë kampionëve të Kosovës.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale 1-0.

Oto John e dyfishoi epërsinë e Prishtinën në minutën e 53-të.

Uellsianët tentuan të rikthehen në lojë me golin e Tom Moore nga goditja e dënimit në minutën e 75-të.

Por, pas vetëm tre minutave, realizoi për 3-1 Endrit Krasniqi me një gol fantastik me të majtën.

Krejt në fund realizoi përsëri Oto John për 4-1, duke ia dhënë goditjen e fundit kampionëve të Uellsit në minutën e 95-të.

Ishte kjo fitorja e parë në paraqitjen e parë të Prishtinën në Conference League. /Gazeta Olle/

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë, stadium dhe ambiente të jashtme

Hendboll: Prishtina takohet me ekip austriak në konkurrencën e meshkujve

Onix nuk ka të ndalur, transferon edhe dy futbollistë