Prishtina tallet me Hajvalinë e Munishit (FOTO)

Prishtina ka arritur të shënoj fitore në një terren shumë të nxehtë kundër një kundërshtari tradicional siç është Vëllaznimi (0:2).

Kjo fitore i ka trimëruar ‘bardhëekaltërit’, të cilët e kanë përdorur faqën e tyre zyrtare në ‘facebook’, për të tallur rivalët lokal Hajvalinë.

“Mos na thuani qe veç mbas një jave jemi dy pikë para Hajvalisë”, ka shkruar në ‘facebook’, Prishtina.

Hajvalia që e ka shpallur kandidaturë për titull, por në ndeshjen e parë janë ndalë si mysafirë kundër Drenicës, ndërsa kjo ka bërë që kadidatët e tjerë t’i nervozojnë hajvaliasit paksa me deklarat kundrejt tyre.

 

prishtina