Prishtina ‘stërvitet’ me Kastriotin

Sigal Prishtina ka vazhduar serinë e fitoreve në ETC Superligën e basketbollit të Kosovës, duke mposhtur kësaj radhe Kastriotin me rezultat të thellë 120:88, në një ndeshje të dominuar nga kryeqytetasit.

Prishtinasit, nga fillimi i ndeshjes e deri në fund ishin më të mirë duke mos u rrezikuar për asnjë çast fitoren dhe duke treguar kështu formën e mirë në të cilën janë duke kaluar. Trajneri Maria Illievski, në këtë ndeshje ka inkuadruar edhe disa lojtarë të rinj të cilët kanë minutash më pak në ndeshjet e tjera