Prishtina sot shpall sportistët e vitit

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës organizon manifestimin për shpalljen e Laureatëve sportiv për vitit 2015.

Sipas njoftimit, manifestimi do të mbahet në objektin e ri të Komunës së Prishtinës, në lagjen ‘Arbëria’,në orën 19:00, ku do të merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.