Prishtina sot mision të vështirë, pret Ferencvarosin në “Fadil Vokrri”

Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve, përballë kampionit të Hungarisë, Ferencvaros.

Ndeshja e parë e zhvilluar para një jave, u mbyll me rezultat 3-0, edhe pse skuadra e Zekerija Ramadanit  rezistoi mjaftë mirë deri në minutën e 70-të, kur ishin baras 0-0.

Te Prishtina ekziston një entuziazëm i mirë që të paraqiten sa më mirë në këtë takim edhe pse para vetës kanë një kundërshtarë shumë të fortë.

Trajneri Ramadani dhe kapiteni Lorik Boshnjaku në konferencën e djeshme për shtyp, ishin mjaft optimist.

Prishtina në rast eliminimi do të luajë në Conference League. /Gazeta Olle/

‘E gjithë Kosova me zemër do të jetë me ju në Tokio’ – fjalimi i kryeministrit Kurti drejtuar ekipit përfaqësues të Kosovës në Lojërat Olimpike

Valon Berisha rikthehet në fushë pas 3 muajve mungese nga lëndimi