Kampionët e Kosovës kanë mposhtur skuadrën norvegjeze, Bodo/Glimt në ndeshjen e parë me rezultat 2-1.
Prishtinasit edhe përkundër fitores sot i pret një duel i vështirë në Norvegji, kundër kampionëve të këtij vendi.
Djemtë e Zekrija Ramadanit do të kërkojnë rezultat pozitiv ndaj kundërshtarit, pasi ata mund të kualifikohen edhe në rast se arrijnë një barazim.
Prishtina ka arritur të mërkurën në Norvegji, ndërsa skuadra vazhdon të vuajë mungesat e disa lojtarëve kyç si Leonit Abazi, Sabjen Lilaj dhe Qëndrim Zyba.
Ndeshja do të fillojë në orën 18:00 sipas kohës tonë lokale. /Gazeta Olle/