“Prishtina s’ka luajtur me burra”!

Duket se te Hajvalia i gjithë shtabi teknik është i prirur për deklarata. Ndihmëstrajneri i kësaj skuadre, Emin Bajrami, pas fitores 2:0 ndaj Prishtinës, deklaroi se Prishtina deri më sot nuk ka luajtur me burra.

“Sot e vendosi lojën ekipi më cilësor në Kosovë. Edhe para takimit kam thënë se Prishtina ende s’është takuar me burra, sepse sot u pa loja. Jemi të kënaqur me lojë, por jo me rezultat, sepse rastet që i kemi pasur rezultati është dashur të jetë minimum 4:0”, deklaroi Bajrami.

Ai lavdëroi gjyqtarin Besfort Kosumi. “Javën e kaluar e kemi humbur takimin nga gjyqtarët, ndërsa sot u pa se gjyqtari Kosumi përse është më i miri në Kosovë, jo që e fituam takimin. Për penalltinë që kërkoi Prishtina nuk e di, s’jam analist të vlerësoj, me Besën ka qenë e qëllimshme, e sot ndoshta ka qenë penallti e ndoshta gjyqtari mund të gaboj (!). Për fund, jemi ekipi më i mirë në Kosovë dhe në fund do të dalim kampion, do të befasoheni edhe ju vetë”, shtoi Bajrami, që zëvendësoi Ismet Munishin e pezulluar. (Gazeta Olle)