Prishtina shënon fundin e vitit, atmosferë e këndshme në familjen bardhekaltër

Në një atmosferë të këndshme në një prej lokaleve të kryeqytetit, FC Prishtina ka shënuar fundin e vitit 2019.

Të pranishëm ishin zyrtarë të klubit, futbollistë dhe gazetarë sportivë, përcjellë Gazeta Olle.

Nënkryetari Afrim Muçiqi ka mbajtur një fjalim të shkurtër, duke i falënderuar të pranishmit.

Ai i falënderoi futbollistët për angazhimin e tyre në këtë vit dhe gazetarët që përcjellën vazhdimisht skuadrën bardhekaltër.

Prishtinasit e mbyllin këtë vit me shpresën që 2020-a do të sjellë titullin e shumëpritur kampion. /Gazeta Olle/