Prishtina reagon pas formimit të Superligës Evropiane, ka një kërkesë për tifozët vendor

FC Prishtina ka reaguar përmes një postimi pas formimit të Superligës Evropiane.

Kryeqytetasit kana kërkuar nga tifozët kosovarë të skuadrave evropiane të futbollit që t’i rikthehen sërish klubit të tyre të parë të zemrës, shkruan Gazeta Olle.

Postimi i plotë nga FC Prishtina: 

“Të dashur tifozë të Milan, Inter, Juventus, Barcelona, Real Madrid, Liverpool, Manchester United, Manchester City, Arsenal… të qytetit të Prishtinës dhe mbarë Kosovës, Ju ftojmë të i riktheheni sërish klubit të parë të zemrës suaj, Prishtina! Ju mirëpresim”.

12 klube të mëdha kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Superligën Evropiane dhe kjo ka shkaktuar një reagim të madh gjatë ditës së sotme.

/Gazeta Olle/