Prishtina plotë gjashtë ndeshje radhazi pa fitore në shtëpi, Plisat kanë ‘harruar’ si festohet në kryeqytet

Kampioni aktual, Prishtina, nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin 2021/22.

Kryeqytetasit pas nëntë ndeshjeve janë në vendin e gjashtë me 10 pikë.

Te besuarit e Zekirija Ramdanit kanë humbur në ‘Fadil Vokrri’ në vikend me rezultat 2-1 nga Llapi.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë me radhë pa fitore për Prishtinën në futbollin tonë.

Ndeshja ndaj Ballkanit sezonin e shkuar ku humbën 5-2 ishte e para. Pas saj vjen humbja në Superkupë ndaj Llapit në vazhdime.

Këtë sezon nga katër ndeshjet në shtëpi Prishtina ka marr dy barazime dhe dy humbje, shkruan GazetaOlle.

Humbi me Ballkanin (0-1), barazoi me Gjilanin (1-1) dhe Ulpianën (1-1), dhe humbi në fund ndaj Llapit, duke kompletuar gjashtë ndeshje pa fitore.

Një ecuri aspak e mirë e Zekirija Ramadanit, që këtë sezon ka largu skuadrën më me emra në futbollin tonë. /Gazeta Olle/

Drenica lider pas rrethit të parë – klubi e konsideron sukses të jashtëzakonshëm

Thirrjet anti-shqiptare, EHF-ja do ta hetojë ndeshjen Borci – Besa Famgas