Me humbjen në shtëpi nga Besa, Prishtina i ka thyer disa tabu negative sa i përket ndeshjeve që i zhvillon në kryeqytet.
Kështu, përpos që u mposht nga Besa për herë të parë në shtëpi në periudhën e pasluftës në ndeshjet kampionale, Prishtina pësoi katër gola në kryeqytet pas plot katër vitesh.
Po katër gola Prishtinës ia shënonte Hysi, në ndeshjen e zhvilluar në vitin 2011. /Gazeta Olle